• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska: lëvizim me përkjushtim në rrugën e reformave, nuk guxojmë të lejojmë rritje të euoskepticizmit

Gërkovska: lëvizim me përkjushtim në rrugën e reformave, nuk guxojmë të lejojmë rritje të euoskepticizmit

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Kemi front reformues dhe vullnet të fuqishëm për t'u përmbushur priorittet strategjike të shtetit, qëllimi përfundimtar i të cilave është standard më i mirë dhe jetë më e mirë për qytetarët. Por, duhet të përkujtohemi se jo të gjitha qeveritë e deritanishme ishin me të vërtetë të orientuara drejt reformave dhe rezultat i asaj është që problemet shtresoheshin pa u zgjidhur me vite. Në vend të reformkave shohim populizëm dhe represion, theksoi zëvendëskryeminsitrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska, në panel diskutimin - "Agresioni rus ndaj Ukrainës: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së?", organizuar nga Qendra beogradase për politikë të sigurisë, që u mbajt sot në Shkup.

Në përgjigjen e pyetjes për rrjedhën e reformave në shtet, Gërkovska shtoi se edhe krahas pasojave të mëdha nga periudha e shtetit të robëruar, Maqedonia e Veriut sot lëvizë me përkushtim nëpër rrugën e reformave, për çka flet fakti që tani kemi proces të drejtë dhe demokratik zgjehdor, rrespektim të të drejtave të njeriut, raport partneriteti ndaj sektorit qytetar, sistem të financave të hapura, investues të cilët e njohin përparimin dhe përmirësimin e madh në pikëpamje të lirive tpë mediave. Si sfidë më e madhe për procesin reformues është gjendja në jurisprudencëm, ku, siç theksoi Gërkovska, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, trajnimeve dhe investimeve, rezultatet janë larg nga të kënaqshmet dhe kjo reflektohet në të gjitha segmentet e tjera në shoqëri. 

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth propozimeve për alternativa të metodologjosë ekzistuese për inkuadrim drejt BE-së, zëvendëskryeministrja theksoi se nisma të tilla, për vende të cilat janë në mes të procesit, vetëm i nxisin euroskepticistët ta prëforcojnë fushatën e tyre kundër afrimit drejt BE-së, që është posaçërisht shqetësuese në kontekst të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në ngjarjen e Qendrës beogradase për politikë të sigurisë, e cila është qendër e pavarur hulumtuese e cila kontribuon për avancim të sigurisë së qytetarëve në pajtim me parimet demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut, mori pjesë edhe presidenti, Stevo Pendarovski, Vesela Çerneva nga Këshilli evropian për marrëdhënie të jashtme dhe Darko Buldioski, drejtor programues i Shoqërisë së Hapur - Evropë dhe Azi qendrore. ab/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR