Futbollistë të Uruguait përplasen fizikisht me tifozët kolumbianë pas gjysmëfinales së Kopa Amerika
- Pas përfundimit të ndeshjes së gjysmëfinales në Kopa Amerika ndërmjet Uruguait dhe Kolumbisë (0:1), ka ardhur deri te përplasja fizike mes lojtarëve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:40, 11 korrik, 2024

Sharlot, 11 korrik 2024 (MIA) - Pas përfundimit të ndeshjes së gjysmëfinales në Kopa Amerika ndërmjet Uruguait dhe Kolumbisë (0:1), ka ardhur deri te përplasja fizike mes lojtarëve.
Përplasja mes lojtarëve shkaktoi kaos në tribuna, me çka futbollistët nga Uruguai, Ronald Arauho dhe Darvin Nunjez u përplasën me tifozët kolumbianë.
Kolumbia do të përballet me Argjentinën në finalen e Kopa Amerika. Ndeshja do të luhet më 15 korrik.
Uruguaianët do të takohen me kanadezët në ndeshjen për vendin e tretë më 14 korrik.
Foto: EPA