• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fuqishëm i përshëndes deklaratat qeveritare për reforma në jurisprudencë, por kjo nuk ka lidhje me atë, thotë ambasadorja Ageler pas zgjerimit të "listës së zezë"

Fuqishëm i përshëndes deklaratat qeveritare për reforma në jurisprudencë, por kjo nuk ka lidhje me atë, thotë ambasadorja Ageler pas zgjerimit të

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Shpallja e djeshme ishte pjesë e nismës më të madhe në suaza të Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit - 9 Dhjetori. Nuk e kemi planifikuar apo ndërkaq kemi pasur kontroll, në atë që bën Uashingtoni në drejtim të procesuimit të rasteve të ndryshme. Përderisa, personalisht, i përshëndes fuqishëm deklaratat qeveritare për reforma në jurisprudencë, deklaroi ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp për zgjerimin e djeshëm të "listës së zezë" të Departamentit amerikan të Shtetit me emrat e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit.

E pyetur nëse zgjerimi i "listës së zezë", duke pasur parasysh se vjen në të njejtën kohë me deklaratat qeveritare për reforma në jurisprudencë, është një lloj mbështetje, Ageler tha se "absolutisht jo, sepse të gjitha emërimet e reja bëhen nga Uashingtoni".

"Nuk e kemi planifikuar në kurfarë mënyre apo ndërkaq kemi pasur kontroll, në atë që bën Uashingtoni në drejtim të procesuimit të rasteve të ndryshme. Përderisa, personalisht, i përshëndes fuqishëm deklaratat qeveritare për reforma në jurisprudencë. Kjo nuk ka kurfarë lidhje me atë. Shumë bga aksionet tona të tjera janë në drejtim të mbështetjes së reformave të nevojshme, çdo ditë të vitit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë", tha Ageler.

Zgjerimi i "listës së zezë" së Departamentit amerikan të Shtetit që u kumtua dje, sipas ambasadores Ageler, përmban edhe emra nga vende të tjera.

"Ky tajming mendoj se ishte mjaft i dobishëm që ndodhi dje, në Ditën ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit, por, kjo nuk ishte nxitur nga kurfarë shqyrtimesh politike në këtë vend. Do të vëreni. ka edhe emra nga vende të tjera të cilët janë të përfshirë gjithashtu, kështu që tajmingu i tyre dhe rrethanat e tyre politike, gjithashtu, nuk janë të ndërlidhura", theksoi Ageler. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR