• e premte, 05 dhjetor 2025

Konferencë rajonale ESG "Ndërtimi i rezistencës në një botë që ndryshon"

Konferencë rajonale ESG

 Shkup, 4 qershor 2025 (MIA) - Konferenca Rajonale ESG e titulluar "Ndërtimi i Rezistencës në një Botë që Ndryshon", kushtuar standardeve  për mjedis jetësor, çështje sociale dhe menaxhim korporativ (ESG), do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Odave Afariste Amerikane (AmCham) të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në bashkëpunim me AmCham të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe me mbështetje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian.

Siç njoftojnë organizatorët, ngjarja do të hapet nga ana e Zhivko Mukaetov, anëtar i Këshillit Drejtues të AmCham Maqedonia e Veriut, dhe Fatih Turkmenoglu, shef  i zyrës së BERZH-it në Shkup.

 Si folës kryesorë në këtë ngjarje paralajmërohen: Dr. Sebastian Danet nga Programi për Mjedis Jetësor të KB (UNEP); Dr. Dejan Valentiçiq nga Fondacioni Arsimor Amerikano-Slloven dhe Katja Behtel, këshilltare për Integritet Afarist.

 Në ngjarje është paraparë të mbahen disa pnel diskutime që do të trajtojnë disa nga çështjet më të rëndësishme që lidhen me standardet ESG për mjedis jetësor, çështje sociale dhe menaxhim korporativ.

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR