• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Fronti Evropian" e prezantoi programin për zgjedhjet parlamentare të quajtur "Evropa 2030"

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - "Fronti Evropian" i udhëhequr nga BDI sot në Shkup e prezantoi programin e tij për zgjedhjet parlamentare të quajtur "Evropa 2030". Programi bazohet në tre shtylla: i pari është "Një kryeministër për të gjithë", i dyti ka të bëjë në pjesën e politikës së jashtme "Jo për Rusinë, Po për Evropën", dhe shtylla e tretë është Marrëveshja për konsensus ekonomik".

Programin për zgjedhjet parlamentare të cilat janë caktuar për më 8 maj, në emër të koalicionit e prezantoi ministri i Financave dhe shef i shtabit qendror zgjedhor Fatmir Besimi.

Besimi sqaroi se ideja e shtyllës së parë është "Një kryeministër për të gjithë" është vazhdimi i asaj që deri tani është realizuar që paraprakisht është prezantuar si "kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni".

 Ne, partitë politike të ofrojmë klimë pozitive në diskutimet në debatet politike dhe të mundësojmë bashkëjetesë, theksoi shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të

"Atëherë, dhe tani, ky është synimi që të kemi një kryeministër të barabartë për të gjithë, të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë dhe të ndërtojë një vend që do të jetë gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ideja e slloganit "Një kryeministër për të gjithë" është të ofrojë një sistem që do të ofrojë një mundësi për qeverisje të mirë, barazi, konsensus në vendime të rëndësishme për vendin, një president konsensual të shtetit të zgjedhur në Kuvend me  dy të tretat dhe shumica e Badenterit, kohezioni, shteti i së drejtës dhe drejtësia, vetingu për të gjithë bartësit e funksioneve publike në organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, administrimi profesional dhe dixhitalizimi i shërbimeve publike, siguria dhe rendi", tha Besimi.

Besimi në shtyllën e dytë thekson se bazohet në orientimin e tyre strategjik si anëtare e NATO-s, por edhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se dispozita e "Për" integrim në Bashkimin Evropian në vitin 2030, ndryshimet kushtetuese në vitin 2024 dhe hapjen e negocitave me Bashkimin Evropian në vitin 2024 dhe "Jo" për ndikimin rus.

Shtyllën e tretë e përbëjnë pesë nënshtylla: Ekonomia konkurruese dhe transformimi dixhital, zhvillimi i qëndrueshëm dhe transformimi i gjelbër, infrastruktura moderne dhe zhvillimi rajonal i balancuar, kapitali njerëzor dhe cilësi jete, rini aktive dhe shoqëri e barabartë. Gjatë zhvillimit të shtyllës së tretë të programit të Marrëveshjes së Konsensusit Ekonomik, të gjithë aktorët e shoqërisë, komuniteti i biznesit, përfaqësues të sindikatave, përfaqësues të të gjitha organizatave të tjera në shoqëri, komuniteti akademik u përfshinë në lidhje me tema të rëndësishme për ekonominë tonë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR