• e diel, 22 dhjetor 2024

Frenki de Jong nuk do të luajë në KE 2024

Frenki de Jong nuk do të luajë në KE 2024

Berlin, 11 qershor 2024 (MIA) - Mesfushori i kombëtares holandeze, Frenki de Jong për shkak të lëndimit është përjashtuar nga kampionati evropian në Gjermani. Lojtari i mesfushës së Barcelonës vuan nga problemet e përsëritura me kyçin muajt e fundit dhe asnjëherë nuk u rikuperua tërësisht që të jetë i gatshëm për Ronald Kumanin.

Futbollisti (27) në fillim është përfshirë në ekipin EURO2024 dhe krahas asaj se gjendja e tij nuk ishte e mirë. Në fund, megjithatë, tani konsiderohet se nuk ka kuptim ai të udhëtojë në Gjermani, pasi nuk mund të marrë pjesë në ndeshjet për reprezentacionin. 

De Jong do të kthehet në Barcelonë që ta vazhdojë rikuperimin.

De Jong për kombëtaren holandeze ka luajtur 54 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. rq/

 Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR