Franca siguroi vend në KB 2026, Ronaldo përjashtohet nga loja në humbjen e Portugalisë nga Irlanda
- Kombëtarja franceze në futboll e siguroi vendin në Kampionatin botëror 2026, duke fituar mbrëmë Ukrainën, ndërsa Portugalia e lëshoi mundësinë që të bëhet kombëtarja e tretë evropiane me kualifikim të siguruar, pasi humbi nga Irlanda në Dublin, në ndeshjen ku mbeti edhe pa kapitenin e saj Kristiano Ronaldo, i cili mori karton të kuq.
- Post By Besnik Shuki
- 09:09, 14 nëntor, 2025
Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Kombëtarja franceze në futboll e siguroi vendin në Kampionatin botëror 2026, duke fituar mbrëmë Ukrainën, ndërsa Portugalia e lëshoi mundësinë që të bëhet kombëtarja e tretë evropiane me kualifikim të siguruar, pasi humbi nga Irlanda në Dublin, në ndeshjen ku mbeti edhe pa kapitenin e saj Kristiano Ronaldo, i cili mori karton të kuq.
Franca e siguroi vendin e parë në grupin D me fitoren ndaj Ukrainës me rezultatin 4:0 me golat e Mbapes (minuta e 55-të dhe 83-të nga penaltia) Olises (76) dhe Ekitikes (88) dhe u bë kombëtarja e dytë, pas Anglisë që siguroi kualifikim në Botëror vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Një xhiro deri në fund të kualifikimeve, Franca e siguroi vendin e parë me 13 pikë, gjashtë më shumë se Islanda në vendin e dytë dhe Ukraina në të tretin.
Portugalia, po ashtu, ka pasur mundësi ta sigurojë vendin e saj në Kampiontin botëror mbrëmë dhe për këtë i nevojitej fitore kundër Irlandës në Dublin, por ndeshja përfundoi me fitore 2:0 për nikoqirët.
Të dy golat i shënoi Trej Prot, në minutat 17-të dhe 45-të.
Portugalia 30-të minutat e fundit ka luajtur me një lojtar më pak në fushë, pasi gjyqtari kryesor, pas konsultimit me VAR-in, i tregoi karton të kuq Ronaldos.
Para xhiros së fundit në Grupin F, Portugalia udhëheq me 10 pikë, Hungaria është e dyta me 8, Irlanda e treta me shtatë, ndërsa Armenia e fundit me tre pikë. bsh/
Foto: EPA