• e premte, 05 dhjetor 2025

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe të gatshme që sërish t'i vendosin sanksione Iranit

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe të gatshme që sërish t'i vendosin sanksione Iranit

Paris, Londër, Berlin, 13 gusht 2025 (MIA) - Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe i kumtuan Kombeve të Bashkuara se janë të gatshme sërish të vendosin sanksione ndaj Iranit nëse nuk u kthehet negociatave me komunitetin ndërkombëtar për programin e tij bërthamor, kumtoi "Fajnenshëll tajms".

Ministrat e jashtëm të grupit të ashtuquajtur E3, përkatësisht Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, dje i shkruan letër KB-së për mundësinë për "kthim të shpejtë" të sanksioneve ndaj Iranit, kumtoi "Fajnenshëll tajms", duke iu refruar letrës drejt së cilës kishte qasje.

"Qartë bëmë e dije se nëse Irani nuk është i gatshëm të arrijë zgjidhje diplomatike para fundit të gushtit 2025 apo nuk e shfrytëzon mundësinë për vazhdim, E3 është e gatshme të inicojë mekanizëm për kthim të shpejtë të sanksioneve", theksojnë shefat e diplomacive të tre vendeve evropiane në letër.

Paralajmërimi nga E3 vjen pas bisedave "serioze, të sinqerta dhe të hollësishme" me Iranin në Stamboll muajin e kalaur, takimi i parë i drejtpërdrejtë pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj instalacioneve bërthamore të vendit.

Mediumet britanike nuk mundën menjëherë ta konfirmojnë raportin, ndërsa qeveritë e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për të komentuar. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR