• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Forum rajonal "Institucionet lokale dhe parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm (PEDH) dhe risocializimi, rehabilitimi dhe riintegrimi"

Forum rajonal

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Në Shkup sot dhe nesër do të mbahet forumi rjaonal "Institucionet lokale dhe parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm (PEDH) dhe risocializimi, rehabilitimi dhe riintegrimi (RRR): praktika rajonale, përgjegjësi dhe procedura të vendosura", në organizim të Qendrës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim ndërkombëtar (QMVBN).

Siç informojnë nga QMVBN, përfaqësues të institucioneve dhe të organizatave qytetare nga vendi, Kosova dhe Shqipëria do të flasin për rregullimin dhe strukturën e trupave për PEDH dhe RRR të cilat funksionojnë në nivel lokal në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë si dhe për sfidat, praktikat e mira dhe rezultatet e arritura. Krahas kësaj, folësit dhe pjesëmarrësit do të diskutojnë për rolin e organizatave qytetare (OQ) në RRR në nivel lokal dhe mbështetjen e tyre ndaj institucioneve, posaçërisht në përgatitjen dhe sigurimin e udhëzuesve, doracakëve dhe materialeve të tjera për punë të çdoditshme në terren për praktikantët.

"Duke pasur parasysh se procesi i RRR i të kthyerve nga fushëbetejat jashtë vendit dhe familjeve të tyre zhvillohet kryesisht në bashkësitë ku jetojnë, funksionimi i institucioneve nl nivel lokal është me rëdnësi të madhe. Konteksti nacional dhe lokal është i ngjashëm, megjihatë, secili vend ka veçantitë e veta nga funskionimi i të cilave mund të mësohet dhe të përmirësohen efektet", ceket në paralajmërim.

Për rregullimin dhe strukturën e trupave për PEDH dhe RRR dhe përvojat e deritanishme në punën me të kthyerit nga luftërat jashtë vendit dhe familjeve të tyre do të flasin: Zllatko Apostolloski, koordinues nacionaë për PEDH, RMV, Zhaklina Prosaroska nga Ministria e Punëve të Brendhsme, Byroja për siguri publike, mensur Hoti, drejtor i Sektorit për siguri publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së çairit, mehmet Ballazhi, kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, Kosovë, Lorena Çela, nga komuna e Tiranës, Shqipëri, Vilma Venkovska Millçev, Qendra për baza të përbashkëta, Shkup, irena Mitrevska, psikologe, Qendra për punë sociale, Shkup, Dezdemona Çelo, psikologe, Shqipëri, Anila Bregu, Agjencia shtetërore për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, Shqipëri, Armela Xhaho, Instituti për demokraci dhe mediacion (IDM), Tiranë, Shqipëri, Afrodita Musliu, Neksus - koncepti qytetar, Shkup, Fortesë Frangu, Qendra resurse për përfaqësim dhe trajnim (ATRC), Kosovë dhe Sindi Shahu, Linja për këshillim për gra dhe vajza (LCWG), Shqipëri.

Forumi rajonal është pjesë e programit "Rruga drejt rezistencës dhe riintegrimit të familjeve të ndjeshme në bashkësi" të cilin e mbështetë GCERF, ndërkaq e zbaton QMVBN nlë partneritet me Neksus - koncepti qytetar, Nisma për perspektivë evropiane (NPE), Shoqata për zhvillim aktiv dhe të shëndoshë të grave dhe fëmijëve "Pleiades" dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe inkurajim të përgjegjësisë shoqërore "Horzon Civitas". ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR