Në mëngjes më ftohtë në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit
- Në mëngjes më ftohtë është në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit me zero gradë, në Krushevë dhe Lazaropole një, Berovë dhe Kriva Pallankë tre gradë, në Vinicë, Prilep dhe Manastir janë matur katër gradë, pesë në Shtip, Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Pretor, gjashtë në Strumicë, Veles, Demir Kapi, Kavadar, Shkup-Petrovec, Ohër, Gjevgjeli.
- Post By Sara Ademi
- 09:03, 13 nëntor, 2024
Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Në mëngjes më ftohtë është në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit me zero gradë, në Krushevë dhe Lazaropole një, Berovë dhe Kriva Pallankë tre gradë, në Vinicë, Prilep dhe Manastir janë matur katër gradë, pesë në Shtip, Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Pretor, gjashtë në Strumicë, Veles, Demir Kapi, Kavadar, Shkup-Petrovec, Ohër, Gjevgjeli.
"Në mëngjes vranësira nga perëndimi fillon të ulet, ndërsa në pjesët tjera të vendit mbetet me vranësira. Në disa vende dhe veçanërisht në juglindje ka reshje të shiut të përkohshëm të dobët dhe fryn erë e lehtë e ndryshueshme", informojnë nga DPHM.
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, nëpër lugina paradite do të jetë me mjegull, në pjesët juglindore do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë nga pesë deri në 11 gradë.
Në Shkup mot kryesisht me vranësira dhe qetë paradite me mjegull dhe në disa pjesë të rajonit me kushte për paraqitje të shiut të dobët lokal. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s