Formohet Grupi parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit, bashkëkryesues janë zgjedhur Lupço Prenxhov dhe Sonja Mirakovska
- Në Kuvend sot është mbajtur mbledhja konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak Joformal kundër Korrupsionit, ku bashkëkryesues të tij njëzëri janë zgjedhur deputetët Lupço Prenxhov dhe Sonja Mirakovska.
- Post By Besnik Shuki
- 16:25, 21 tetor, 2024
Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot është mbajtur mbledhja konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak Joformal kundër Korrupsionit, ku bashkëkryesues të tij njëzëri janë zgjedhur deputetët Lupço Prenxhov dhe Sonja Mirakovska.
Prenxhov, siç njoftoi pres shërbimi i Kiuvendit, informoi se deri më tani në Grup janë bashkëngjitur 53 deputetë, të cilët përmes tij do të kontribuojnë për shoqëri me shumë më pak korrupsion, e cila është plagë kancerogjene dhe ekziston nga niveli më i ulët deri tek ai më i lartë.
Mirakovska theksoi se korrupsioni në shoqëri ka tendencë të kërcënojë rendin juridik, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Ai nuk ka përkatësi, nuk ka ngjyrë, përshtatet lehtësisht me mbështjelljet e pushtetit dhe depërton në shumë sfera, duke cenuar kështu besimin e qytetarëve në të gjithë aparatin shtetëror. Kuvendi duhet të ketë rol proaktiv në luftën kundër korrupsionit dhe ky Grup pritet të jetë mjet i rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar korrupsionin.
Grupi do të fokusohet në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore në fushat ku ka rrezik nga korrupsioni, do të ndjekë efikasitetin e institucioneve të ngarkuara për luftimin e korrupsionit dhe do të propozojë dhe do të marrë pjesë në mbikëqyrjen e institucioneve me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së tyre. Pritet përfshirja dhe mbështetja e sektorit civil dhe institucioneve të ngarkuara për luftën kundër korrupsionit, për realizimin e përbashkët të këtij procesi.
Iu shpreh mirënjohje Institutit Demokratik Nacional (NDI) për pjesëmarrjen në formimin e këtij Grupi.

Në të njëjtën kohë, si përfaqësuese e NDI-së, Lidija Zafirovska theksoi se bashkëpunimi ndërparlamentar, ndërtimi i konsensusit për një çështje kaq komplekse, mund të përgjigjet vetëm me forca të përbashkëta.
Formimi i Grupit Parlamentar Ndërpartiak kundër Korrupsionit është një tjetër histori suksesi në Kuvend. bsh/
Foto: Printskrin nga video