• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Forcat ruse shkatërrojnë objektin energjetik në Herson, njoftuan për ndërprerje të mundshme të energjisë

Forcat ruse shkatërrojnë objektin energjetik në Herson, njoftuan për ndërprerje të mundshme të energjisë

Kiev, 23 prill 2025 (MIA) - Armata ruse ka shkatërruar një objekt kyç energjetik në Herson me artileri dhe dronë, gjë që mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike, njoftoi shefi i administratës ushtarake rajonale në atë qytet, Aleksandar Prokudin.

"Për më shumë se një ditë, rusët kanë sulmuar masivisht një nga kompanitë më të rëndësishme në infrastrukturën tonë energjetike, duke shkelur edhe një herë në mënyrë cinike të gjitha marrëveshjet”, ka postuar Prokudin në Telegram, transmeton Ukrinform.

Siç ka thënë ai, sulmet me artileri dhe dron kanë zgjatur gjithë natën dhe pavarësisht përpjekjeve të forcave ukrainase për të mbrojtur objektin, ushtarët rusë e shkatërruan atë deri në mëngjes.

"Ekspertët e energjetikës janë duke punuar gjatë gjithë kohës për stabilizimin e situatës, kërkojmë nga qytetarët që ta shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale sepse në ditët në vijim janë të mundshme ndërprerje të detyrueshme të furnizimit me energji elektrike”, tha Prokudin. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR