• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat nigeriane kanë shpëtuar 14 nga 20 studentët e rrëmbyer nga universiteti

Forcat nigeriane kanë shpëtuar 14 nga 20 studentët e rrëmbyer nga universiteti

 Abuxha, 26 shtator 2023 (MIA) - Forcat e sigurisë nigeriane kanë shpëtuar 14 nga të paktën 20 studentë të cilët janën e kaluar u rrëmbyen nga një universitet në pjesën veriperëndimore  të vendit dhe janë në kërkim të pengjeve të tjerë, kumtuan sot autoritetet arsimore.

 Persona të armatosur javën e kaluar sulmuan një institucion arsimor në qytetin Bungudu, në shtetin Zamfara, dhe u arratisën me studentët dhe disa punëtorë.

 Ky është rrëmbimi i parë masiv i studentëve në Nigeri që kur presidenti Bolla Tinubu e mori detyrën në maj.

 Rrëmbime të tilla të nxënësve të shkollave janë të zakonshme në rajonet veriperëndimore dhe qendrore të Nigerisë, ku grupet e armatosura shpesh marrin peng njerëz dhe kërkojnë shpërblime të mëdha.

 Rrëmbyesit, theksojnë analistët, i përdorin shpërblimet për të blerë armë dhe për të vazhduar aktivitetet e tyre të paligjshme.

 "Katërmbëdhjetë studentë nga Universiteti Federal i Gusau u shpëtuan së bashku me dy persona të tjerë", theksohet në kumtesën e universitetit.

 Nuk u theksua se kur u liruan apo natyrën e operacionit të shpëtimit, por universiteti bëri të ditur se forcat e sigurisë "po bëjnë çmos" për t'i shpëtuar studentët e tjerë dhe se po ndërmerren hapa për  forcimin e sigurisë rreth universitetit.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR