Forcat izraelite kryen "sulm të synuar" ndaj komandantëve iranianë në Bejrut
- – Armata izraelite zyrtarisht njoftoi se ka kryer “sulm të synuar” ndaj komandantëve supremë të degës libaneze të forcave elitare “Kuds”, të cilët janë pjesë e Korpusit iranian të gardës revolucionare islamike në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 11:23, 8 mars, 2026
Tel Aviv, 8 mars 2026 (MIA) – Armata izraelite zyrtarisht njoftoi se ka kryer “sulm të synuar” ndaj komandantëve supremë të degës libaneze të forcave elitare “Kuds”, të cilët janë pjesë e Korpusit iranian të gardës revolucionare islamike në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, informon DPA.
Forcat izraelite të mbrojtjes e publikuan kumtesën pas informacioneve për sulm ndaj hotelit “Ramada” në qendër të Bejrutit, në të cilin sipas raporteve fillestare u vranë të paktën katër persona. Sipas ushtrisë, komandantët kishin për detyrë të organizonin sulme kundër Izraelit dhe qytetarëve të tij.
"Regjimi terrorist iranian vepron sistematikisht mes popullatës civile të Iranit dhe Libanit, duke përdorur cinikisht civilët si mburoja njerëzore për të kryer sulmet e tij", bëhet e ditur në kumtesën zyrtare të CAHAL të publikuar në Telegram.
Edhe pse armata nuk e saktësoi vendin e saktë të sulmit, raportet nga terreni tregojnë për zonën rreth hotelit në qendrën e rreptë të qytetit. fc/
Foto: DPA