• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë vrarë 90 militantë në spitalin Al-Shifa në Gazë

Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë vrarë 90 militantë në spitalin Al-Shifa në Gazë

Tel Aviv, 20 mars 2024 (MIA) - Forcat e armatosura izraelite sot njoftuan se kanë vrarë rreth 90 militantë dhe kanë arrestuar 160 në një operacion në spitalin Al Shifa në Gazë.

Al Shifa ishte spitali më i madh në Rripin e Gazës para luftës dhe tani është një nga institucionet e rralla shëndetësore në pjesën veriore të enklavës i cili është pjesërisht funksional. Në të strehë gjetën edhe civilët e zhvendosur. 

"Gjatë ditës së kaluar, ushtarët eliminuan terroristë dhe gjetën armë në zonën e spitalit, gjatë kësaj duke shmangur dëme në civilë, pacientë, ekipe medicinale dhe pajisje medicinale", thuhet në kumtesën e forcave të armatosura. 

Forcat izraelite hynë në spital dje, në orët e hershme të mëngjesit. Ushtria njoftoi se ka dërguar forca speciale, të mbështetura nga këmbësoria dhe tanke, në bazë të informacioneve të inteligjencës se spitali përsëri ishte shfrytëzuar nga militantë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR