• e hënë, 01 korrik 2024

Fon der Lajen: Evropa do të mbetet zemra globale e industrisë dhe inovacionit

Fon der Lajen: Evropa do të mbetet zemra globale e industrisë dhe inovacionit

Bruksel, 23 prill 2024 (MIA) - Që nga zgjedhjet e fundit evropiane në vitin 2019, BE-ja është përballur me dy kriza me përmasa historike - kriza Kovid dhe lufta në Ukrainë, e ndjekur nga një krizë energjetike "e prodhuar në Rusi", e cila mund të ishte kthyer në një krizë dramatike ekonomike dhe sociale por që nuk ndodhi për shkak të rezistencës së madhe të Evropës, por edhe sepse ne vendosëm politikat e duhura, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian.

Ajo theksoi se edhe pse në fillim të kësaj dekade parashikohej papunësia masive dhe një recesion i gjatë, sot shkalla e papunësisë është në nivelin më të ulët historik nën gjashtë përqind, punësimi është mbi 75 përqind dhe inflacioni po i afrohet objektivit prej dy përqind.

Megjithatë, sipas saj, këto kriza dëmtuan konkurrencën e Evropës, sepse deri në shfaqjen e tyre modeli i biznesit të shumë industrive evropiane bazohej në energjinë e lirë nga Rusia dhe rritjen e tregtisë me Kinën, dhe produktiviteti i punës po rritej me vetëm 0.8 për qind në vit.

"Kjo mund të zgjidhet vetëm me përpjekje të përbashkëta në nivel evropian dhe kombëtar. Prandaj, kthimi i konkurrencës sonë duhet të jetë në thelbin e agjendës ekonomike të Evropës në të ardhmen. Dhe unë jam absolutisht e bindur se mund të nxisim fluks të ri të konkurrencës evropiane", shtoi Fon der Lajen.

Sipas saj, kjo do të arrihet, së pari, duke inkurajuar kapitalin privat për të investuar, për të cilin është thelbësore krijimi i një tregu të vetëm evropian të kapitalit, i cili do të mundësojë parashikueshmëri, kursime për investitorët dhe forcimin e mbikëqyrjes në nivel evropian të lojtarëve më të rëndësishëm të tregut.

"Prioriteti i dytë është ulja e shpenzimeve për energjinë. Shpenzimet për energjinë vazhdojnë të ndikojnë në konkurrencën tonë. Vitin e kaluar gjatë krizës energjetike ishin bërë shumë investime dhe së shpejti ndoshta nga mungesa globale të marrim tepricë të LNG-së. Si rezultat i kësaj, presim të bien çmimet e benzinave. Kjo na jep hapësirë për zhvillim të mëtejshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë", tha Fon der Lajen.

Duke kujtuar se vitin e kaluar për herë të parë në BE është prodhuar më shumë energji elektrike nga era sesa nga gazi, kryetarja e KE-së apeloi për vazhdimin e reformave në tregun e energjisë elektrike për të marrë energji më të lirë dhe më të pastër në Evropë.

Sipas saj, prioriteti i tretë duhet të kahëzohet në uljen e mungesës së fuqisë punëtore dhe punëtorët e aftë profesionalisht dhe për këtë qëllim të trajnohen të rinjtë përmes arsimit, të mundësohet riorientimi profesional i punëtorëve më të moshuar dhe për të tërhequr migrimin legal të fuqisë punëtore nga vendet e huaja. sa/

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR