• e premte, 05 dhjetor 2025

Fon den Lajen: Evropa mbetet një spirancë stabiliteti në një botë që ndryshon

Fon den Lajen: Evropa mbetet një spirancë stabiliteti në një botë që ndryshon

Bruksel, 9 maj 2025 (MIA) - Sot, 75 vjet pas publikimit të deklaratës së Shumanit, Evropa është më shumë se një Union, ajo është shtëpia jonë dhe ne mund të krenohemi me të, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një video mesazh me rastin e Ditës së Evropës - 9 Majin.

"Saktë para 75 viteve, një lider vizionar propozoi që deklarata e Shumanit të jetë hapi i parë drejt Bashkimit Evropian dhe kjo ishte fillimi i epokës më të gjatë të paqes në historinë tonë", theksoi Fon der Lajen.

Sipas saj, madje edhe në kohën e pasigurisë globale, Evropa mbetet spirancë stabiliteti në një botë që ndryshon.

"Ne jemi një demokraci unike me 17 vende dhe 450 milionë banorë, kemi një ekonomi solide dhe dinamike, por gjithashtu edhe ajër të pastër, shkolla të pastërta dhe liri të shprehjes. Jetojmë më gjatë dhe më shëndetshëm nga cilido vend tjetër në botë dhe jemi aq atraktiv që 12 vende janë në listën e pritjes t'i bashkangjiten Unionit. Rroftë Evopa dhe gëzuar Ditën e Evropës", theksoi Fon der Lajen në mesazh. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR