• e premte, 05 dhjetor 2025

Flik pas barazimit me Betisin: Ka ditë që nuk mund të shënosh

Flik pas barazimit me Betisin: Ka ditë që nuk mund të shënosh

Barcelonë, ​​6 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hans Diter Flik ka komentuar barazimin me Betisin.

Katalunasit mbrëmë në kuadër të xhiros së 30-të të La ligës në terrenin vendas barazuan 1:1. Me këtë është ndërprerë seria e nëntë fitoreve radhazi të Barcelonës në kampionatin spanjoll.

"Skuadra dha maksimumin dhe tentoi të shënonte golin e dytë, por nuk arriti. Ne ishim të pafat në zonën e penalltisë për mysafirët. Jam i kënaqur me atë që pashë në pjesën e dytë. Ka ditë kur thjesht nuk mund të shënosh dhe duhet ta durosh këtë. Duhet të mendojmë për gjërat pozitive", ka thënë Flik pas ndeshjes.

Barcelona me 67 pikë është lider në La liga. Ajo ka avantazh prej katër pikësh ndaj Real Madridit.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR