• e enjte, 04 dhjetor 2025

Flik: Më vjen mirë për epilogun me Ter Shtegen

Flik: Më vjen mirë për epilogun me Ter Shtegen

Barcelonë, 11 gusht 2025 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hans Flik, e komentoi konfliktin e klubit me portierin Mark-Andre ter Shtegen.

"Mark është portier i shkëlqyeshëm, ai luan për klubin tonë dhjetë vite. Tani kemi mundësi ta nësnhkruajmë Zhoan Garsia, por më vjen shumë mirë që klubi dhe presdienti Zhoan Laporta biseduan me Mark - kjo gjithashtu është me rëndësi për të. Çdoherë është me rëndësi të komunikohet", deklaroi Flik për "Mundo Deportivo".

Barcelona dhe Ter Shtegen arritën marrëveshje. Portieri e nënshkroi raportin mjekësor, ndërsa klubi ia ktheu shiritin e kapitenit.

Më 7 gusht, barcelona ia mori shiritin e kapitenit Ter Shtegenit, pasi që lojtari refuzoi të nënshkruajë raport mjekësor, i nevojshëm që klubi ta shfrytëzojë për të regjistruar lojtar të ri.

Më 9 gusht, Barcelona dhe ter Shtegen e zgjidhën konfliktin, ndërsa portieri e mori sërish shiritjn e kapitenit. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR