Flik: Kundër Brizhit nuk e patëm intensitetin e nevojshëm
- Gjigandi katalanas i futbollit Barcelona mbrëmë barazoi 3:3 në ndeshjen me Brizh. Trajneri Hansi Flik theksoi mungesën e intensitetit me të cilin luajtën lojtarët e tij si arsye për dy pikët e humbura.
- Post By Sara Ademi
- 10:26, 6 nëntor, 2025
Barcelonë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Gjigandi katalanas i futbollit Barcelona mbrëmë barazoi 3:3 në ndeshjen me Brizh. Trajneri Hansi Flik theksoi mungesën e intensitetit me të cilin luajtën lojtarët e tij si arsye për dy pikët e humbura.
"Ishte një ndeshje e vështirë. Barcelona krijoi shanse, por rivali ynë u mbrojt mirë dhe ishte agresiv. Ne nuk bëmë presion mjaftueshëm dhe humbëm shumë duele, veçanërisht në mesfushë. Është e vështirë për mbrojtësit të bëjnë punën e tyre në një ndeshje si kjo. Barcelona duhet të punojë mbi këtë dhe të analizojë gjithçka me kujdes. Duhet të luajmë më intensivisht pa top, të jemi të kujdesshëm dhe të mos i lejojmë ekipet të krijojnë raste me një ose dy prekje të topit", tha Flik.
Barcelona me shtatë pikë të fituara është në vendin e 11-të në tabelë. Klubi Brizh është në vendin e 22-të me katër pikë. sa/
Foto: EPA