• e premte, 05 dhjetor 2025

Flik dëshiron të largohet nga Barcelona

Flik dëshiron të largohet nga Barcelona

Madrid, 5 nëntor 2025 (MIA) – Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik synon largimin nga klubi në fund të sezonit 2025/26, bën të ditur portali spanjoll “ABC” (abc.es).

Gjermani gjashtëdhjetëvjeçar ka informuar stafin e trajnerëve se dëshiron të largohet për shkak të lodhjes, qëndrimit të disa lojtarëve dhe mungesës së mbështetjes nga menaxhmenti.

Flik është te Barcelona që nga vera e vitit 2024. Nën udhëheqjen e tij klubi ka luajtur 74 ndeshje: 54 fitore, tetë barazime dhe 12 humbje.

Këtë sezon, Barcelona ka 25 pikë dhe është e dyta në La ligë. Në Ligën e kampionëve skuadra është e 11-ta me gjashtë pikë nga tre ndeshje.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR