• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Flamuri suedez është ulur në gjysmë shtize në selinë e FIFA-s në nder të viktimave nga të shtënat në Belgjikë

Flamuri suedez është ulur në gjysmë shtize në selinë e FIFA-s në nder të viktimave nga të shtënat në Belgjikë

Cyrih, 17 tetor 2023 (MIA) - Asociacioni Botëror i Ftbollit (FIFA) ka ulur në gjysmë shtizer flamurin suedez në selinë e organizatës në Cyryh, kumtpoi pres shërbimi i organizatës. 

Më 16 tetor, në afërsi të stadiumit "Mbreti Boduen",  ku luhej ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, u vranë dy tifozë të veshur me fanella të kombëtares suedeze. Për shkaqe sigurie ndeshja u ndërpre pas pjesës së parë. Rreth 35 mijë persona të cilët kishin ardhur në ndeshje mes kombëtareve të Suedisë dhe Belgjikës kanë pritur katër orë për evakuimin e stadiumit pas incidentit.

 Më 17 tetor u bë e ditur se në Belgjikë është neutralizuar një burrë i cili ndoshta ka qenë i përfshirë në vrasjen e tifozëve suedezë. Gjatë arrestimit i dyshuari ka mbetur i plagosur në gjoks, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital.

 Paraprakisht, kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino ka shprehur ngushëllim për familjet e viktimave.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR