• e diel, 22 dhjetor 2024

Fjuri kundër Usik më 17 shkurt në Arabinë Saudite

Fjuri kundër Usik më 17 shkurt në Arabinë Saudite

Londër, 17 nëntor 2023 (MIA) - Lufta për kampionin absolut të botës në boks të peshave të rënda mes britanikut Tajson Fjuri (35) dhe ukrainasit Oleksandër Usik (36) do të zhvillohet më 17 shkurt të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite, njoftuan promotorët mbrëmë në konferencë shtypi në Londër.

Në pronësi të Usikit janë brezat në versionet WBO, WBA dhe IBF, derisa Fjuri është kampion në versionin WBC, ndërsa fituesi në luftën e tyre do të bëhet boksieri i parë që unifikon të gjitha brezat e kampionatit të peshave të rënda që nga britaniku Lenoks Luis i cili e bëri atë më shumë se njëzet vjet më parë.

Në konferencën për gazetarët e ndjekur me fyerje të ndërsjella, Fjuri premtoi se do ta "shkatërrojë" kundërshtarin e tij të cilin ai e përshkroi vazhdimisht si një "njeri të vogël të shëmtuar".

“Ai është një kampion, unë jam një kampion, do të jetë lufta e shekullit”, tha Fjuri i cili ka 34 fitore dhe një barazim që nga debutimi i tij profesional në vitin 2008.

"Po, unë jam njeri i vogël. Do të flasim në ring", u përgjigj ukrainasi Usik i cili ka 21 fitore në po aq luftime profesionale. qa/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR