• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fjalimi i kryetarit Mitreski në 80-vjetorin e Pushtimit të Shkurtit dhe vdekjes së Kuzman Josifovski - Pitu

Fjalimi i kryetarit Mitreski në 80-vjetorin e Pushtimit të Shkurtit dhe vdekjes së Kuzman Josifovski - Pitu

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të Pushtimit të Shkurtit dhe 80-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Kuzman Josifovski - Pitu.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar të pranishmëve në manifestim në Shtëpinë e Armatës, të organizuar nga Këshilli Kryesor i LLLNAM 1941-1945, kryetari Mitreski theksoi se veprat e luftëtarëve të lirisë i hodhën themelet e shtetësisë sonë.

“Pushtimi i Shkurtit është një nga mësimet historike për vendin tonë, të cilave duhet t'u rikthehemi vazhdimisht, duke vazhduar të trasojmë të ardhmen për brezat e rinj, ashtu siç e kanë trasuar luftëtarët e lirisë të tashmen që jetojmë. Është obligimi ynë që ta vazhdojmë veprën e luftëtarëve nga Pushtimi i Shkurtit, të vazhdojmë veprën e Kuzman Josifovski-Pitu dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, heronjve tanë, e kjo është të ruajmë shtetësinë tonë të pavarur dhe të mëvetësishme, por edhe të sigurojmë prosperitet dhe zhvillim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, tha kryetari Mitreski.

Ai u përqendria ehde në vizitën e tij të paradokohshme në Ukrainë, duke theksuar se vendi edhe kësaj radhe sikur edhe në Luftën e Dytë Botërore është në anën e duhur.   

"Vendi ynë, qytetarët tanë edhe kësaj here, ashtu si në të kaluarën, në Luftën e Dytë Botërore, qëndruan në anën e duhur, në anën e demokracisë, të drejtave të njeriut, paqes dhe bashkëjetesës. Brezat e rinj në vendin tonë udhëhiqen nga të njëjtat ideale të një shteti të lirë, demokratik dhe të begatë, si vlera që ishin udhërrëfyes për luftëtarët në Luftën Nacionalçlirimtare. Është detyrim që ta vazhdojmë veprën e luftëtarëve nga Pushtimi i Shkurtit, të vazhdojmë veprën e Kuzman Josifovski-Pitu dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, heronjve tanë, e kjo është të ruajmë shtetësinë tonë të pavarur dhe të mëvetësishme, por edhe të sigurojmë prosperitet dhe zhvillim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm", theksoi Mitreski. mb/

Fotol Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR