• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fjalim i kryetarit të Kuvendit të RMV-së Jovan Mitrevski në mbledhjen e 62-të të Komitetit për politikë sociale dhe humanitare

Fjalim i kryetarit të Kuvendit të RMV-së Jovan Mitrevski në mbledhjen e 62-të të Komitetit për politikë sociale dhe humanitare

Shkup, 5 mars 2024

Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Jovan MITRESKI

I nderuar sekretar i përgjithshëm i PABSEK-ut, z. Ashav Haxhiev,

I nderuar kryesues, z. Musa Gulijev,

Të nderuar anëtarë të Komitetit për Politikë Sociale dhe Humanitare të PABSEK-ut,

Të nderuar deputetë,

Zonja dhe zotërinj,

Fillimisht, më lejoni t'ju uroj mirëseardhjen dhe t'ju shpreh mirënjohjen që jeni sot këtu në Kuvendin e Maqedonisë, ku do të mbahet Mbledhja e 62-të e Komitetit për Politikë Sociale dhe Humanitare të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK).

Kjo mbledhje ka rëndësi të veçantë për Kuvendin e Maqedonisë, sepse për herë të parë jemi nikoqir i mbledhjes së këtij formati, pas anëtarësimit të Kuvendit tonë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi në vitin 2022.

Bashkëpunimi i mundësuar nga kjo organizatë është me rëndësi të jashtëzakonshme për Maqedoninë e Veriut, por besoj edhe për çdo vend anëtar të PABSEK-ut, sepse bashkëpunimi i ndërsjellë, shkëmbimi i përvojave, shkëmbimi i sfidave me të cilat përballet secili vend individualisht janë thelbësore në hartimin e politikave afatgjata dhe të qëndrueshme. 

Padyshim, ky është edhe faktor i rëndësishëm për forcimin e kohezionit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, sepse edhe ne jemi të vetëdijshëm se me globalizimin, nuk ka më probleme lokale, e aq më pak probleme rajonale. Gjithnjë e më shumë, si shtete, në varësi të zhvillimit demokratik dhe ekonomik, përballemi pak a shumë me të njëjtat probleme.

Prandaj, jemi fuqimisht të orientuar drejt bashkëpunimit të ndërsjellë dhe qasjes së përbashkët në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet secili vend individualisht.

Më duhet të theksoj se temat që i trajton ky Komitet - kultura, arsimi dhe çështjet sociale janë tema me rëndësi vendimtare për çdo shoqëri dhe prandaj është shumë e rëndësishme që sot si përfaqësues parlamentarë jeni këtu së bashku dhe do të diskutoni për proceset më të rëndësishme në këto fusha.  

Nga ky forum i dedikuar analizës, si dhe hartimit të politikave në fushën e kulturës, arsimit dhe çështjeve sociale, besoj se do të dalin udhërrëfyesit konkretë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, por do të tregojnë edhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Pasi është dëshmuar historikisht se së bashku jemi më të fortë, më produktivë dhe më efikas.

E inkurajoj secilin prej jush që lirisht t’i ndajë këndvështrimet, njohuritë dhe përvojat tuaja në lidhje me agjendën. Së bashku, mund të eksplorojmë zgjidhje inovative, të identifikojmë strategji vepruese dhe të hedhim themelet për një të ardhme më të begatë dhe gjithëpërfshirëse.

Ju uroj mbledhje të suksesshme dhe produktive.

Ju faleminderit!

Pres shërbimi i Kuvendit të RMV-së

_______________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR