• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin "Llaskarca" vazhdojnë më 26 dhjetor

Fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Fjalët përfundimtare të mbrojtjes të të akuzuarve në rastin "Llaskarca" vazhdojnë më 26 dhjetor, pasi sot në Gjykatën Penale Publike, avokatët e të akuzuarit të dytë Remzi Miftari dhe të akuzuarit të tretë Igor Gjorgjievski në fjalët e tyre përfundimtare kërkuan aktvendim lirues.

Në debatin më 26 dhjetor me fjalë përfundimtare duhet të vazhdojë mbrojtja e të akuzuarit të katërt, Goran Dukovski, i akuzuari i pestë, Jane Bovarski, dhe i akuzuari i gjashtë Manoil Trifunovski.

Sipas avokates Suzana Abdurahimi, mbrojtëse e të akuzuarit të dytë, Ramzi Miftari, përgjegjës për transport për kompaninë "Durmo Turs", asnjë dëshmi e vetme nuk ka dëshmuar  se përmbushet qenia e aktakuzës që ngarkohet i akuzuari. 

Mbrojtësja e të akuzuarit të tretë, Igor Gjorgjievski, avokatja, Ruzha Tomeska, po ashtu potencoi se prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se Gjorgjievski e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet dhe aktvendim lirues. 

 I akuzuari i dytë dhe i tretë iu bashkuan fjalëve përmbyllëse të mbrojtësit të tyre.

Fjalë përmbyllëse në seancën e kaluar dha prokurori publik, Darko Jakimovski,  dhe mbrojtësit e të akuzuarit të parë, pronarit të "Durmo Turs", Durmish Beluli. 

Jakimovski kërkoi dënimin më të rreptë për të akuzuarit për aksidentin e autobusit që ndodhi në vitin 2019 në afërsi të Llaskarcës. Sipas tij,  te të gjithë të akuzuarit ka pasur pamaturi në veprimet dhe ka qenë vetëm çështje kohe mbi çfarë baze, siç tha "kaosi i punës mund të rezultojë  me pasoja të tilla apo të ngjashme".

Dënim më të rreptë atëherë kërkuan edhe të dëmtuarit, prindërit dhe të afërmit e të vdekurve në aksident e komunikacionit.

Mbrojtësit e të akuzuarit të parë në rastin "Llaskarca" në fjalën përmbyllëse theksuan se në procedurë nuk është dëshmuar asnjë veprim për të cilin akuzohet pronari i kompanisë "Durmo Turs", Durmish Beluli, në autobusin e të cilit  gjatë aksidentit humnbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 30 u lënduan.

Të akuzuar për aksidentin në afërsi të Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo Turs", përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërsa, tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për bashkëpjesëmarrje në të njëjtën vepër. 

Sipas nenit 300 paragrafi 2 nga Kodi Penal për të cilin akuzohen të dyshuarit, dënimi me burg është së paku katër vjet.  

Procesin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska. ar/fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR