Fitore e shpejtë e volejbollistëve të Maqedonisë së Veriut në Gjeorgji
- Repezetnacioni i Maqedonisë në Volejboll me fitore bindëse i nisi kualifikimet për plasman në Kampionatin Evropian 2026.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:21, 17 gusht, 2024

Tbilisi, 17 gusht 2024 (MIA) - Repezetnacioni i Maqedonisë në Volejboll me fitore bindëse i nisi kualifikimet për plasman në Kampionatin Evropian 2026.
Pasdite në Tbilisi, Maqedonia e mundi Gjeorgjinë bindshëm 3:0, pas seteve (25:12, 25:14 dhe 25:18).
Pas tetë ditëve (25 gusht), volejbollistet e Maqedonisë së Veriut do ta presin Greqinë në kuadër të xhiros së 2-të nga kualifikimet për KE 2026, grupi-F.
Plasman të drejtpërdrejtë në Kampinatin Evropian do të sigurojë vetëm reprezentacioni i parë i ranguar.
Foto: FVM