• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Fitore e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut në fillim të kualifkimeve për Euro 2024

Fitore e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut në fillim të kualifkimeve për Euro 2024

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut mbrëmë e fitoi Maltën me rezultatin 2:1 në fillim të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024. Ndeshja është luajtur në Arenën kombëtare "Todor Proeski" në Shkup.

Golin e parë e shënoi Elif Elmas në minutën e 66-të, ndërsa Darko Çurlinov në minutën e 72 e rriti epërsinë  në 2:0. Për mysafirët golin e shënoi Jankam Janik në minutën e 86-të.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së parë në grupin C, Italia humbi si vendas nga Anglia me rezultatin 1:2.

E lirë në këtë xhiro ishte Ukraina.

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut në xhiron e dytë do të jenë të lirë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR