• e diel, 22 dhjetor 2024

Finalja dhe shpallja e fituesve të UltiMATH

Finalja dhe shpallja e fituesve të UltiMATH

Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Finalja dhe shpallja e fituesve me ndarje të çmimeve për pjesëmarrësit më të mirë në UltiMATH - garë e matematikës për nxënës të shkollave të mesme do të mbahet sot në Ist Gejt Moll në Shkup.

Në raundin e parë - Super finalja, 50 garues do të përballen me detyra avancuese matematikore, ndërsa në raundin e dytë - UlriMATH Challenge, 10 më të mirët do të zgjidhin probleme komplekse matematikore.

Matematicienti më i mirë do ta fitojë çmimin kryesor prej 10.000 eurove, që paraqet çmimin më të lartë për lloj të këtillë të garës në rajon. Krahas çmimit monetar, fituesi do të fitojë edhe bursë të plotë për të studiuar në Fakultetin Breinster NEKST.

Shkolla, ndërkaq, nga e cila vjen fituesi, merr 1.500 euro donacion.

Çmime të vlefshme do të marrin edhe dhjetë pjesëmarrësit më të mirë - certifikata, bursa dhe vauçerë për Fakultetin Breinster NEKST dhe Kolexhin NU për nxënës të shkollave të mesme.

Befasi do të ketë edhe për të gjithë 350 finalistët e UltiMATH, theksojnë organizuesit - Qendra arsimore Breinster. ab/

Foto: Breinster

 

QËNDRONI TË LIDHUR