• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fillon obligacioni civil, ankandi i parë më 13 korrik

Fillon obligacioni civil, ankandi i parë më 13 korrik

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Qytetarët nga sot do të mund të fillojnë procedurën për blerjen, përkatësisht regjistrimin e obligacioneve civile – instrument i ri financiar në tregun vendor. Ministria e Financave e publikoi prospektin për ankandin e parë të obligacioneve të tilla në vlerë prej 600 milionë denarë. Shuma minimale që mund të regjistrohet është 10.000 denarë. Interesi i kuponit do të jetë pesë për qind, ndërsa afati i maturimit është dy vjet.

"Instrumenti i ri financiar në treg sjell përfitime të shumta, si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë në tërësi. Fondet që do të mobilizohen përmes ankandit të obligacioneve civile do të përdoren për nevoja buxhetore - për nevoja aktuale dhe për qëllime zhvillimi dhe investime në mallra të qëndrueshme", tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Fatmir Besimi. 

Obligacioni civil, theksoi kryeministri, është me një normë interesi jashtëzakonisht të favorshme prej pesë për qind, do t'u sjellë qytetarëve një kthim vërtet solid, do të mbrojë asetet e tyre nga lëvizjet inflacioniste dhe njëkohësisht do të investojnë në instrumentin më të sigurt financiar që ekziston në treg.

Me nxjerrjen e instrumentit të ri financiar, theksoi ai, pasurohet tregu financiar dhe i kapitalit në vendin tonë, i cili nxit investimet dhe vepron drejt qëndrueshmërisë financiare, pasi krijohen burime të larmishme për financimin e nevojave. Një përfitim jashtëzakonisht i rëndësishëm makro-financiar është mobilizimi i parave të gatshme në dispozicion të qytetarëve. Reduktimi i parave të gatshme në qarkullim është një hap thelbësor në luftën kundër ekonomisë gri", tha Kovaçevski.

Ministri Besimi theksoi se ky është një moment i ri për financat në këtë vend, sepse ky instrument përmban disa aspekte në zhvillimin e tregut financiar, gjegjësisht, siç tha ai, qytetarët do të kenë mundësi të blejnë drejtpërdrejt obligacione, gjegjësisht për të investuar në projekte për zhvillimin e vendit, ndërsa ato investime janë të sigurta për ta dhe sjellin më shumë të ardhura.

"Kjo është edhe një mundësi veçanërisht në periudhën kur përballemi me norma të inflacionit të cilat ishin edhe dyshifror dhe për të cilat presim mesatarja të ulet gjatë vitit, të mbrohet kursimi i shtetit, veçanërisht i atyre që kanë jashtë sektorit bankar të munden përmes ligjeve të përhershme t'i investojnë në obligacione shtetërore", vlerësoi Besimi.

Siç sqaroi ministri Besimi, qytetarët përmes bankave komerciale mund të paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në ankand dhe të bëjnë pagesën e shumës monetare për të cilën duan të blejnë obligacione deri më 12 korrik, pra një ditë para ankandit kur do të dihet saktësisht interesi. Pas mbajtjes së ankandit, obligacioni do t'u emetohet poseduesve, domethënë do të regjistrohet në emër të tyre.

"Shuma e një obligacioni është 10.000 denarë. Norma e interesit është pesë për qind, ndërsa periudha e maturimit është dy vjet. Kjo do të thotë se nëse një qytetar investon në 10 obligacione gjegjësisht 100.000 denarë, në datën e maturimit më 27 të vitit 2024 do të marrë 5.000 denarë ose gjithsej 10.000 denarë nga investimi. Avantazhi tjetër është se qytetarët do të kenë mundësi t'i shesin nëse kanë nevojë në ato dy vite dhe përfitimi është në drejtim të luftës kundër ekonomisë gri", tha Besimi.

Sipas tij, qëllimi i nxjerrjes së këtij instrumenti  nuk është nevoja për gjetjen e mjeteve shtesë për Buxhetin.

"Pesëdhjetë milionë euro sa janë paraparë me këtë obligacion për financimin e Buxhetit  nuk paraqesin absolutisht kurrfarë problemi nga një investitor, sot tashmë kemi banka jo vetëm obligacione të lëshuara por edhe kredi që të mund ta sigurojmë financimin", tha Besimi në pyetjen e gazetarëve.

Obligacioni civil, bëri të ditur Besimi, është i pari nga disa instrumente të reja financiare të planifikuara, obligacione zhvillimore që duhet të nxisin financimin e projekteve zhvillimore në vend, dhe do të dedikohen për bankat, fondet pensionale dhe investitorë të tjerë institucionalë dhe ligjorë, si dhe për personat fizikë. Obligacionet e gjelbra do të emetohen gjithashtu për të inkurajuar dhe mbështetur projektet për promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe financimin e projekteve mjedisore, si dhe obligacionet e projekteve si një mënyrë alternative e financimit të projekteve që lidhen me infrastrukturën, e cila do t'i lejojë investitorët institucionalë të marrin pjesë në projekte infrastrukturore nëpërmjet letrave me vlerë të tregtueshme të listuara që mund të ofrojnë gjithashtu kthime superiore të rregulluara nga rreziku. sa/

foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR