• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillon fushata "Ne jemi Evropa"

Fillon fushata

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - "Tribuna  e hapur: BE-ja për ekonominë e Maqedonisë" do të mbahet sonte në sheshin Jadran në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Me tribunë nis zyrtarisht fushata “Ne jemi Evropa” në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë për përmbushjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, informojnë nga SÇE.

Fushata e udhëhequr nga zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, do të zbatohet në tetë qytete të vendit: Shkup, Manastir, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip. Një sërë eventesh dhe një karvan informativ do të organizohet nën moton “Panairi i Vlerave Evropiane”, ku do të prezantohen mundësitë dhe përfitimet që ofron anëtarësimi në BE. Çdo event i fushatës do të ketë një fushë specifike tematike, pra ekonomi, kulturë, energji, turizëm, bujqësi, rini, infrastrukturë dhe politika sociale. Aktivitetet në secilin prej qyteteve përfshijnë një vizitë në një lokalitet me rëndësi për qytetin specifik, takime me organizata qytetare dhe grupe të tjera të interesuara qytetarësh. sa/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR