• e premte, 05 dhjetor 2025

Fillon edicioni i 50-të jubilar i THR-së

Fillon edicioni i 50-të jubilar i THR-së

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Nën titullin "Njerëzit tanë në botë", edicioni i 50-vjetorit të Teatrit të Hapur të të Rinjve (THR) do të mbahet nga sot deri më 25 nëntor. Festivali do të ofrojë shfaqje, koncerte dhe një ekspozitë të zgjedhura me kujdes, dhe këtë vit ai përqendrohet te autorët maqedonas që krijojnë me sukses përtej kufijve të vendit dhe hapin vazhdimisht horizonte të reja skenike.

"Edicioni jubilar feston dukshmërinë internacionale të mendimit teatral të Maqedonisë dhe e vë në pah vlerën e srtistëve të cilët vijnë nga mjedisi ynë kulturor, ndërsa janë afirmuar në teatrot evropiane dhe rajonale. THR në vitin 2025 do t'i sjellë në skenën vendore shfaqjet e tyre më të reja, të krijuara në shtëpitë teatrale në rajon dhe më gjerë, duke u mundësuar shikuesve t'i shohin veprat e regjisorë tanë, aktorëve dhe autorëve skenik të cilët krijojnë jashtë, por me një vulë të qartë të shkollës artistike të Maqedonisë", thotë Ruse Arsov në emrin e ekipit të QKM-së.

Me këtë udhëzues, janë përzgjedhur shfaqjet e mbetura që do të shfaqen para publikut të Shkupit, përfshirë shfaqjen e Andrej Cvetanovskit "Shtëpia në kufi" e vënë në skenë në Teatrin Rajonal të Novi Pazarit, Serbi, në të cilën ekipi i autorëve përfshin edhe Sergej Svetozarev, skenograf dhe kostumografi, dhe Dimitar Andonovski si kompozitor.

Pastaj shfaqjet e Gjorgji Rizeskit "Togeri i Inishmores", Teatri Adriana nga Ferizaji, Kosovë, Jana Mariçiq "Koshtana" e vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në Nish, Serbi, Ana Bateva "Qeni qeshi" që luhet në Teatrin Spam në Sofje, Bullgari, Sovran Nrecaj "Kufi" Teatri ODA Prishtinë, Kosovë, Iskra Shukarova "Vrba" dhe Agnes Nokshiqi "Shërbëtorët". Në programin shoqërues, publiku do të jetë në gjendje të shijojë shfaqjen VR gjithëpërfshirëse nga Nina Nikoliq dhe Borjan Stojkov me titull "Jehona nga thellësia", si dhe koncertet e ansambleve muzikore "Zwada" dhe "This is not" nga Kosova, në kuadër të programit të Bllokut Muzikor të THR-së, si dhe një ekspozitë nga Konstantin Trpenoski.

Autorja e posterit të sivjetëm të THR-së është Kristina Gorovska.

Programi i sivjetëm i festivalit është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit. sa/

foto: QKM

QËNDRONI TË LIDHUR