• e martë, 24 dhjetor 2024

Fillojnë aktivitetet ndërtimore për vendosjen e rrethojës mbrojtëse në autostradën Shkup-Tetovë

Fillojnë aktivitetet ndërtimore për vendosjen e rrethojës mbrojtëse në autostradën Shkup-Tetovë

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - LAMM informon se sot do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për vendosjen e rrethojës mbrojtëse në autostradën A2, Shkup-Tetovë, nga ana e kompanisë kontraktore SGPTU BITEM SHPKNJP Shkup sipas marrëveshjes së lidhur ndërmjet organit kontraktor Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore dhe kompanisë kontraktore DGPTU BITEM SHPKNJP Shkup.

Në trasenë në të cilën do të kryhen punimet ndërtimore, siç është paralajmëruar, do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit në përputhje me miratimin për ndryshim të regjimit të komunikacionit të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për të cilin do të vendoset sinjalistike përkatëse e komunikacionit.

Rekomandohen të gjithë vozitësit të qarkullojnë me kujdes  duke e respektuar sinjalistikën e vendosur. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR