• e enjte, 04 dhjetor 2025

Filloi takimi Putin - Uitkof - Kushner për planin paqësor për Ukrainën

Filloi takimi Putin - Uitkof - Kushner për planin paqësor për Ukrainën

Moskë, 2 dhjetor 2025 (MIA) – Filloi takimi i presidentit rus Vladimir Putin me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Stiv Uitkof dhe me Xhered Kushner, dhëndër i presidentit amerikan Donald Tramp, në të cilin bisedojnë për mundësitë e dhënies fund të luftës në Ukrainë, njoftuan mediat ruse. 

Në takim marrin pjesë edhe këshilltari i Putinit, Jurij Ushakov, si dhe përfaqësuesi special, Kiril Dmitriev. 

Uashingtoni para dhjetë ditëve prezantoi plan prej 28 pikave – i cili ishte vlerësuar si i njëanshëm ndaj kërkesave ruse. Partnerët evropianë dhe Ukraina që atëherë rishikuan disa pjesë të propozimit me përfaqësuesit amerikanë, edhe pse disa pika mbeten kontestuese. fc/

Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR