Filloi instalimi i gypave të rinj për ngrohje nën urën Bellasica
- SHA EMV dhe EMV Shpërndarës i ngrohjes sot i filloi aktivitetet në terren për instalimin e gypave të rinj të ngrohjes nën urën Bellasica, informojnë nga SHA EMV.
- Post By Sara Ademi
- 14:47, 30 shtator, 2024
Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - SHA EMV dhe EMV Shpërndarës i ngrohjes sot i filloi aktivitetet në terren për instalimin e gypave të rinj të ngrohjes nën urën Bellasica, informojnë nga SHA EMV.
Nga atje theksojnë se vendosja e gypave të ngrohjes do të zbatohet në muajt në vijim me qëllim që kompletisht të jetë i gatshëm për t'u vënë në funksion gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes.
"Udhëheqsitë e reja të Shpërndarjes së Ngrohjes EMV dhe SHA EMV u përballën me sfidën e ndërmarrjes së masave urgjente për të kapërcyer pengesat që shkaktuan bllokimin e instalimit të gazsjellësit, si rezultat i paaftësisë së jashtëzakonshme ose mungesës së interesimit të ekipeve të mëparshme drejtuese në të dyja kompanitë", tha Petar Miletiq, drejtori i ri i EMV Shpërndarje të energjisë ngrohëse, i cili mori pjesë në fillimin e aktiviteteve në terren.
Nga SHA EMV njoftojnë se deri në realizimin e plotë të punës, dërgesa e energjisë ngrohëse ndaj pjesës qendrore të qytetit, si dhe në sezonin e ardhshëm të ngrohjes, do të bëhet përmes degës funksionale të gypit primat të ngrohjes "A", duke i përfshirë edhe sasitë që i dërgon TE-TO.
"Me këtë edhe më tutje do të plotësohen nevojat e konsumatorëve për energji ngrohëse, madje edhe në rast të temperaturave të ulëta të jashtme", thonë nga SHA EMV. sa/
Foto: SHA EMV