Fillkovi nga Pelinca: KAÇKM le të jetë kujtesë për ne - rruga drejt drejtësisë kërkon guxim, këmbëngulje dhe përgjegjësi
- - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ishte pjesë e delegacionit qeveritar që bëri homazhe me rastin e 81-vjetorit të Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së, në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë.
- Post By Fitore Curri
- 15:05, 2 gusht, 2025
Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ishte pjesë e delegacionit qeveritar që bëri homazhe me rastin e 81-vjetorit të Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së, në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë.
"Sot jemi këtu, në Qendrën Përkujtimore të KAÇKM-së në Pelincë, për t'i bërë homazh vizionit të burrërisë së shtetit dhe guximit të gjeneratave që hodhën themelet e shtetësisë sonë 81 vjet më parë. Mbledhja e parë e KAÇKM-së nuk është vetëm një moment historik, por edhe provë e gjallë se lufta për drejtësi, liri dhe dinjitet është themeli i ekzistencës sonë si popull dhe shtet", theksoi Fillkovi.

Si ministër i Drejtësisë, theksoi Fillkovi, kam për detyrë ta ruaj atë betim - të kujdesem për shtet ligjor, për institucione të pavarura dhe për mbrojtje të të drejtave të njeriut.
"Le të jetë kujtesë për ne – rruga e drejtësisë kërkon guxim, këmbëngulje dhe përgjegjësi. KAÇKM na la një detyrim dhe ne kemi detyrë ta shndërrojmë këtë detyrim në vepër", theksoi ministri Fillkov. fc/
Foto: Ministria e Drejtësisë