Fillkov: Oda për ekspertë u regjistrua në Regjistrin qendror, fillim i reformës së re në drejtësi
- Oda e ekspertëve më 25 tetor u regjistrua në Regjistrin qendror, me çka mund të themi se pas tetë viteve, kjo funksionoi. Me këtë sigurjmë transparencë, pavarësi dhe profesionalizëm më të madh në procesin e ekspertimit, tha ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
- Post By Besnik Shuki
- 11:56, 27 nëntor, 2024
Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Oda e ekspertëve më 25 tetor u regjistrua në Regjistrin qendror, me çka mund të themi se pas tetë viteve, kjo funksionoi. Me këtë sigurjmë transparencë, pavarësi dhe profesionalizëm më të madh në procesin e ekspertimit, tha ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.
Me këtë, porositi Fillkov, shënojmë një reformë të re në sistemin tonë të drejtësisë dhe do të zgjidhen problemet, me të cilat u ballafaquan ekspertët me vite të plota, si në pikëpamje të mbrojtjes, ashtu edhe në pikëpamje të dhënies së licencave dhe vlefshmërisë së tyre.
"Për MD, themelimi dhe puna e Odës janë shumë me rëndësi. Pa ekspertim cilësor dhe me kohë, shumë procedura gjyqësore po zvarriten, ndërsa në disa raste është e pamundur të merren vendime të drejta dhe objektive. Ekspertët paraqesin një nga shtyllat bartëse, në të cilat mbështeten aktvendimet gjyqësore dhe vendimet e organeve të administratës shtetërore", deklaroi Fillkov.
Oda funksionale, shtoi ministri, është hap kyç ndaj sistemit më të mirë juridik dhe krijimit të mekanizmit të fuqishëm për kontroll dhe përkrahje të ekspertëve.
Kryetari i Odës së ekspertëve, Viktor Kamnar, porositi se qëllimi themelor i Odës është rritja e cilësisë së të gjitha ekspertizave.
"Pa mëdyshje dhe në mënyrë profesionale do të punojmë në përputhje me dispozitat e ligjvënësit. Të paralajmëroj, muajin e ardhshëm do të publikohet shpallje për të gjithë ata që duan të bëhen ekspertë për herë të parë, për të mundësuar marrjen e licencës", deklaroi Kamnar.
Dhënia e licencës, potencoi Kamnar, është në kompetenca të MD-së, por të gjitha stërvitjet janë përmes Odës, ku kemi formuar 16 sektore profesionale. bsh/
ФОТО: