• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fillkov: Nuk planifikoj të tërhiqem nga posti ministror, as të kandidoj për kryetar të Komunës së Karposhit

Fillkov: Nuk planifikoj të tërhiqem nga posti ministror, as të kandidoj për kryetar të Komunës së Karposhit

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov sot në një deklaratë për mediat theksoi se nuk planifikon të tërhiqet nga posti ministror, as të kandidoj për kryetar të Komunës së Karposhit.

"Absolutisht jo. Si do të afrohemi drejt zgjedhjeve lokale, folklori ynë do të jetë akoma më interesant. As nuk planifikoj të tërhiqem nga ky funksion, planifikoj të vazhdoj me reformat. As nuk planifikoj të kandidoj për kryetar të Komunës së Karposhit", tha ministri i Drejtësisë.

Fillkov theksoi se raportet në koalicionin qeveritar janë të shkëlqyera.

"Do të ndaloj vetëm në këto komente që janë pjesë e demokracisë. Besoj se edhe në të ardhmen do të pasojnë akoma më shumë, siç do të afrohemi drejt zgjedhjeve. Ndërsa marrëdhëniet në koalicion janë të shkëlqyera, më të mira se kaq nuk mund të jenë", potencoi Fillkov. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR