• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Filkov: Duhet të vendosen masa urdhëruese dhe më radikale për zbatimin e prokurimit publik "të gjelbër"

Filkov: Duhet të vendosen masa urdhëruese dhe më radikale për zbatimin e prokurimit publik

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Prokurimet publike tek ne, rreth 1,5 miliardë euro në vit, nuk përdoren si instrument për përballje me ndryshimet klimatike, beson German Filkov nga Qendra për komunikime civile. 

Lidhur me Raportin e Bankës botërore që u prezantua sot. Filkov përmendi se në vend duhet të vendosen masa urdhëruese dhe më radikale - sa përqind e prokurimeve "të gjëlbra" duhet të bëjmë, që të fillojmë t'i bëjmë, ndërsa përfitimi, tha, shihet në afat të gjatë.

Ai kujtoi se edhe vitet e mëparshme qeveria kishte marrë vendime që vet nuk i respektonte, të mos prokuron sheqer në katror të vegjët, por refus, të mos prokurojë lugë dhe gota plastike për një përdorim, të mos prokuorijë ujë në shishe të vogla plastike. 

Sipas tij, prokurimet publike janë një burim i madhë i parave dhe nëse janë të "gjelbra" si në disa vende evropiane, ndërsa kjo mund të bëhet gradualisht, nga 10, 20, 50, 70, deri në 100 për qind, do të kontribuojë shumë drejt të vlerësuarit përmes gjashtë miliardë eurove që duhet t'i investojë vendi në dekadën e ardhshme. 

"Në analizën tonë, ne u përpoqëm të gjenim një lidhje mes mosaplikimit të prokurimit “të gjelbër” dhe korrupsionit. Ato industri që shesin plastikë, të cilat edhe tani shesin produkte që nuk janë "të gjelbërta", do të përpiqen të shesin sa më gjatë. Ka një lidhje këtu, sipas mendimit tonë. Është përgatitur edhe një dokument se si të bëhen blerjet “gjelbër”, por është e rëndësishme që të fillojmë me blerjet “gjelbër”, sepse edhe industria edhe biznesi do të përshtaten në atë mënyrë. Në raport thuhet se barra më e madhe do të jetë mbi sektorin privat, sepse shtetet nuk kanë aq para për tranzicionin “e gjelbër” dhe se paratë duhet t’i sigurojë biznesi. Dhe si mund të jetë - nëse jeni duke kërkuar për letër të ricikluar, atëherë të gjithë do ta ofrojnë atë dhe të paktën letra do të bëhet një blerje "e gjelbër", tha Filkov.

Banka botërore vlerëson se Maqeonia e Veriut në dekadën e ardhshme duhet të investojë 6,4 miliardë dollarë për rezistencë më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike. Sipas Raportit, në mungesë të investimeve për përshtatje, për shkak të ndryshimeve klimatike, deri në vitin 2050 vendi mund të përballet me dëme ekonomike deri në katër për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), ndërsa me tranzicionin "e gjelbër" rreth 66.000 punëtorët do të jenë nën rrezikun më të madh për të humbur punën e tyre dhe për të ndryshuar profesionin e tyre. ls/

Foto/video: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR