Filipçe: Të dielën zgjidhni njerëz me integritet
- Në këto zgjedhje zgjedhni para së gjithash njerëz të cilët dëshironi t'ju prezantojnë. Zgjedhni ata të cilët janë dëshmuar, të ndershëm, të cilët do ta përmbushin premtimin dhe të cilët do t'ju shërbejnë juve, qytetarëve, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sonte nga tribuna në Butel.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:53, 16 tetor, 2025
Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) - Në këto zgjedhje zgjedhni para së gjithash njerëz të cilët dëshironi t'ju prezantojnë. Zgjedhni ata të cilët janë dëshmuar, të ndershëm, të cilët do ta përmbushin premtimin dhe të cilët do t'ju shërbejnë juve, qytetarëve, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sonte nga tribuna në Butel.
Ai theksoi se fuqi më e madhe e LSDM-së në këto zgjedhje janë njerëzit që i propozon, kandidatë dhe kandidate me integritet dhe kredibilitet.
"unë e di se Olivera për Butelin dhe Kaja për Shkupin janë zgjedhja e vërtetë, gra të fuqishme, luftëtare, të dëshmuara në profesionin e tyre, gra të cilat sinqerisht dhe ndershëm do të qëndrojnë prapa qytetarëve dhe nevojave të tyre", tha Filipçe.
Ai përkujtoi se komunat janë pushteti më i afërt drejt qytetarëve dhe se mu prandaj atje është me rëndësi të zgjedhen përfaqësues të ndershëm dhe përgjegjës. ab/
Fotо: LSDM