• e hënë, 19 janar 2026

Filipçe nuk mendon se është gabim që nuk ka marrë pjesë në takimin e liderëve, thotë se shoqëria nuk është e pjekur për heqjen e Qeverisë së Përzhinos

Filipçe nuk mendon se është gabim që nuk ka marrë pjesë në takimin e liderëve, thotë se shoqëria nuk është e pjekur për heqjen e Qeverisë së Përzhinos

Shkup, 17 janar 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe nuk mendon se është gabim që nuk ka marrë pjesë në takimin e liderëve me kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi, siç thotë (nuk u besoj njerëzve në pushtet për atë që e flasin, pasi i shoh se çka bëjnë", dhe duke theksuar se "shoqëria nuk është e pjekur" për heqjen e Qeverisë së Përzhinos.

I pyetur nëse është e pranueshme për LSDM-në heqja e qeverisë teknike pas zgjedhjeve të ardhshme, duke marrë parasysh se nuk mori pjesë në takimin e liderëve për këtë çështje, Filipçe tha se "qeveria ka sjelljet e njëjta, që çuan në modelin e qeverisë së Përzhinos" dhe se ai beson se me një pushtet e tillë nuk duhet të ulet.

"Ata i keqpërdorin të gjitha institucionet, bëjnë presion përmes policisë, përmes rrjeteve sociale, abuzime në bujqësi, çfarë më shumë se kjo duhet të shohim për të ditur se dikush nga opozita duhet të bëjë kontroll ndaj atij pushteti. Kjo ishte në vitin 2016, e njëjta gjë që ndodhi atëherë, po ndodh tani. Shoqëria nuk është e pjekur. VMRO-DPMNE nuk ka mbajtur zgjedhje parlamentare në dhjetë vitet e fundit. Kemi arsye dhe argumente konkrete pse dyshojmë se ata nuk mund ta bëjnë këtë siç duhet, në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Fokusi është në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa për këtë do të flasim më tej", tha Filipçe.

Sipas tij, LSDM është e vetmja opozitë, duke theksuar se u pa se “E Majta” me të cilën është ulur në tavolinë dhe se, siç tha ai, “pasi E Majta dhe BDI u ulën, është e qartë se çfarë po bëjnë, po merren vesh për çështjet e tyre”.

"Ju i shihni argumentet e përditshme që i parashtrojmë para opinionit. Ne i potencojmë problemet e përditshme të qytetarëve. Ne kërkojmë propozime dhe zgjidhje, pushteti nuk është aty. Shikoni çfarë po bën pushteti. Më akuzon për ndërtesa, për udhëtime, tani do të kem marrë një spital të tërë. Ata nuk kanë përgjigje për pyetjet. Ne jemi një parti përgjegjëse politike dhe ne udhëheqim opozitën. I bëjmë publike rreziqet me të cilat përballet ky vend, pyesim pse ka vrimë në Buxhetin prej dy miliardë euro, pse nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor, ndërsa çdo deklaratë e kryeministrit është vetëm një gënjeshtër e madhe", tha Filipçe. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR