• e premte, 05 dhjetor 2025

Filipçe: Nuk është planifikuar takim me Fon der Lajenin, Qeveria të tregojë se cili është hapi i radhës për integrimin evropian

Filipçe: Nuk është planifikuar takim me Fon der Lajenin, Qeveria të tregojë se cili është hapi i radhës për integrimin evropian

Shkup, 15 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp deklaroi se nuk është planifikuar takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila sot është për vizitë në Shkup, kuadër të turneut të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe shtoi se në kontekst të integrimit evropian, presin që Qeveria të japë rezultate.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Qeveria është ajo që duhet të tregojë hapin tjetër për të vazhduar rrugën drejt integrimit evropian.

"Ne po presim që shteti të ecë përpara, nuk kemi asnjë plan, asnjë vizion, asgjë nuk ka ndodhur në atë fushë për një vit e gjysmë të kaluar. Plotësisht po mbyllen klastere për Malin e Zi dhe me shum gjasa së bashku me Shqipërinë deri në vitin 2029 do të bëhen shtete anëtare të BE-së. Qeveria duhet të thotë se çfarë do të bëjmë ne, cili është hapi tjetër që ne të vazhdojmë rrugën drejt integrimit evropian", tha Filipçe.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale, ai theksoi se janë të përkushtuar për të punuar në terren, për të angazhuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e tyre.

"Po e shfrytëzoj këtë mundësi për t'u bërë thirrje njerëzve të votojnë të dielën, është shumë e rëndësishme të votohet për të rritur pjesëmarrjen. Kemi kandidatë shumë të mirë, besoj se jemi favoritë absolutë në të gjitha komunat, ndërsa strategjitë për raundin e dytë do t'i bëjmë nga e hëna e tutje", tha Filipçe.

Lidhur me zgjedhje të mundshme të parakohshme, Filipçe u përgjigj se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje parlamentare në çdo kohë.

"Ne shohim se nuk ka asnjë tregues të mirë në vend, nuk ka asnjë kategori qytetarësh që janë të kënaqur me qeverisjen e qeverisë në vend. Ne nuk po e themi këtë, na e thonë ata në takime, kemi tregues ekonomikë katastrofikë. Ne shohim mospërputhje në deklaratat e Kryeministrit, ndonjëherë do të ketë, ndonjëherë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, ai është i vetëdijshëm se kurrë nuk do të marrë numrin e votave dhe deputetëve që mori vitin e kaluar, sepse njerëzit janë bërë të vetëdijshëm, dhe ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare në çdo kohë", tha Filipçe.

Lidhur me fotografinë që u shfaq në rrjetet sociale, në të cilën, siç raportuan disa media, ish-kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, ishte në darkë në një restorant të njohur në Ohër me kryetarin aktual të komunës dhe kandidat për kryetar komune të VMRO-DPMNE-së, Kiril Pecakov, si dhe deputetin e VMRO-DPMNE-së, Sashe Donev, dhe pronarin e kompanisë Pupe nga Ohri, Filipce u përgjigj se mund të citonte vetëm vetë Crvenkovskin.

"Lidhur me fotografinë që u shfaq dje në rrjetet sociale e ish-kryetarit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, mund të citoj vetëm ish-kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, dhe ajo është: "Ose je LSDM ose nuk je". ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR