• e martë, 26 nëntor 2024

Filipçe: LSDM do të ofrojë model ekonomik qytetar kundrejt kapitalizmit të egër të VMRO-DPMNE-së

Filipçe: LSDM do të ofrojë model ekonomik qytetar kundrejt kapitalizmit të egër të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - LSDM do të fitojë kur të ndryshojë sjelljen e saj ndaj anëtarëve dhe t'i riafirmojë fuqishëm vlerat socialdemokrate, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për “Fokus”.

Ai shton se platforma e re është e një rëndësie vendimtare për ngritjen e partisë, por dhe se duhet të bëjë riorganizimin dhe demokratizimin e partisë.

"LSDM do të fitojë nëse fokusohet në problemet reale të qytetarëve në programin politik që do të thotë avancim të jetës në çdo segment dhe për të gjithë. LSDM në bazë të kësaj duhet të njihet. Të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të afrojë retorikën e saj politike te qytetarët", ka thënë Filipçe.

Sipas tij, LSDM duhet të kultivojë demokracinë dhe lirinë si partia e vetme e madhe për momentin që ka orientim tërësisht demokratik.

"LSDM nuk duhet të kalkulojë me nacionalizmin dhe të udhëheq politika manipuluese në dëm të progresit. Kemi mjaft parti të tilla", thekson Filipçe.

Ai shton se LSDM duhet t'u drejtohet punëtorëve dhe grupeve të rrezikuara për të cilët është bërë shumë në periudhën e kaluar.

"Kjo qasje ndaj punëtorëve e kombinuar me një model efikas të rritjes ekonomike dhe mbështetjes për kompanitë do të jap rezultate për të gjithë. Dhe kjo është politikë e mbrojtjes së qytetarëve që besoj se do të njihet para asaj të kapitalizmit të egër që ofron VMRO-DPMNE", thotë kryetari i LSDM-së, Filipçe.

Foto: LSDM

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR