• e enjte, 04 dhjetor 2025

Filipçe: Komision i posaçëm anketues për tragjedinë në Koçan, kjo është kërkesë e prindërve

Filipçe: Komision i posaçëm anketues për tragjedinë në Koçan, kjo është kërkesë e prindërve

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - LSDM-ja vlerëson se duhet të ketë dy komisione anketuese, një që e propozon shumica në pushtet, ku dëshirojnë të diskutohet për të gjitha tragjeditë në të kaluarën, por edhe një komision tjetër anketues vetëm për tragjedinë në Koçan.

"Qëndrimi ynë është se do t'i mbështesim të dy komisionet anketuese. Atë që propozoi shumica në pushtet, ku ata duan të diskutojnë për të gjitha tragjeditë në të kaluarën, megjithatë, vlerësoj se kemi detyrim të organizojmë një komision të veçantë anketues vetëm për tragjedinë në Koçan. Pasi duhet të kemi përgjegjësi para shoqërisë, para shtetit. Kjo është para së gjithash me kërkesë të prindërve, të fëmijëve të vdekur dhe të lënduar. U bëj apel të gjithë deputetëve të mbështesin formimin dhe mirëmbajtjen e atij komisioni anketues vetëm për tragjedinë në Koçan. Ne thamë se nuk kemi problem, do të votojmë dhe gjithashtu do ta mbështesim atë iniciativë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në pushtet, ku ata duan të diskutojnë për të gjitha tragjeditë në të kaluarën", tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në Parlament.

Në opinion, thotë ai, janë prononcuar shumë njerëz, kanë komentuar këto iniciativa, juristë e kështu me radhë dhe pikëpamjet e tyre janë legjitime.

"Duhet të merret në konsideratë se a ka, apo nuk ka procese gjyqësore, ku kanë përfunduar. Por ajo që unë e konsideroj më të rëndësishme në këtë kontekst dhe u bëj thirrje të gjithëve, madje edhe ekspertëve, ta punojnë këtë. Para së gjithash, kemi obligim moral ndaj të gjithë njerëzve që na e kërkojnë këtë. Zëri i popullit duhet të dëgjohet në Kuvend, i cili praktikisht është shtëpi e tyre. Këta janë të gjithë qytetarë, në rastin konkret prindërit e fëmijëve të vdekur dhe të lënduar që na e kërkojnë këtë. Pres që të gjithë deputetët ta mbështesin komisionin anketues për tragjedinë në Koçan, ashtu siç të gjithë do ta mbështesim atë komision tjetër anketues hetimor, të cilin ata e propozojnë", thotë Filipçe. bsh/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR