• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filipçe: Huaja nga Hungaria është projekt i madh korruptues i cili është legjitim

Filipçe: Huaja nga Hungaria është projekt i madh korruptues i cili është legjitim

Strumicë, 11 shtator 2024 (MIA) – Po miratohet një ligj i tillë serioz me procedurë të shkurtër që të mos ketë mjaftueshëm kohë për diskutim, as për analizë nga ana e ekspertëve, vlerëson lideri i LSDM-së, Venko Filipçe për ligjin për hua nga Hungaria i cili është në procedurë parlamentare me procedurë të shkurtër. 

“Ai ligj kaloi në Qeveri më 3 shtator dhe dukshëm që gjatë gjithë javës e më shumë po fshehet nga publiku. Parashtrohet pyetja pse po bëjnë përpjekje që në atë mënyrë të fshehtë atë ligj ta përbirojnë në Kuvend me procedurë të shkurtër”, tha Filipçe. 

Sipas tij, korrupsioni në këtë ligj shihet në atë që firmën e cila do të jetë përgjegjëse për provizionet e emëron banka hungareze e cila do t’i japë paratë. 

“Sa herë që kishte një shtëpi ndërkombëtare, ajo ishte një shtëpi ndërkombëtare e themeluar, e njohur dhe e siguronte shteti me synimin për të mbrojtur veten. Tani dikush tjetër na thotë se cili avokat dhe cila firmë do t'i marrë ato provizione. Fatkeqësisht, mendoj se ky është një projekt i madh korrupsioni që është legalizuar, gjenerata e gjenerata do të vazhdojnë të paguajnë interes. Me shumë kujdes do të ndjekim se cilat do të jenë ato kompani dhe kush do të jetë përgjegjës për komisionet në mënyrë që të gjitha gjërat që zbulojmë t'i prezantojmë para opinionit”, tha Filipçe. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR