Filarmonia e Maqedonisë mysafire në Selanik
- Filarmonia e Maqedonisë sot do të jetë mysafire në Selanik, ku do të interpretojë në shfaqjen e përbashkët të kantatës skenike "Karmina burana" nga Karl Orf me Filarmoninë e Sofjes dhe Orkestrën simofinike shtetërore nga Selaniku.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:33, 30 qershor, 2025
Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Filarmonia e Maqedonisë sot do të jetë mysafire në Selanik, ku do të interpretojë në shfaqjen e përbashkët të kantatës skenike "Karmina burana" nga Karl Orf me Filarmoninë e Sofjes dhe Orkestrën simofinike shtetërore nga Selaniku.
Ngjarja do të mbahet në orën 21 në sallën koncertale në Selanik. Dirigjent do të jetë Mihalis Okonomu nga Greqia, ndërsa si solistë do të interpretojnë sopranojë Ana Durllovski nga Maqedonia, baritoni Ivo Jordanov nga Bullgaria dhe kontratenori Nikollas Spanos nga Greqia.
Kjo do të jetë shfaqja e dytë e "Karmina Burana" me premierën në Sofje, në shkurt.
Me rastin e shfaqjes, Filarmonia thekson se "Karmina Burana" është një prej veprave më të mëdha muzikale-skenike që ka status të "bestsellerit" muzikor të shekullit 20 dhe se "me ndikimin e vet të jashtëzakonshëm ndaj dëgjuesve, "Kamrina Burana" i pushtoi zemrat e të gjitha gjeneratave".
"Kompozitori Karl Orf e krijoi këtë vepër ikonike, inspiruar nga antologjia poetike mesjetare 'Codex Buranus'. Premiera në vitin 1937 në Gjermani shkaktoi senzacion dhe e shënoi fillimin e triumfit botëror të kësaj kantate. 'Karmina Burana' në vete bashkon tekste antike, melodi magjepsëse dhe ritme të fuqishme. Duke e prëfshirë korin, solistët. orkestrimin e pasur dhe veprimin skenik, vepra rrëfen për fragjilitetin e fatit njerëzor, për gëzimet e pranverës, për pasionet e stuhishme të dashurisë dhe për këanqësitë që i sjellë jeta", kumtoi Filarmonia. ab/
Foto: Kumtesë