• e diel, 22 dhjetor 2024

FIFA mund ta suspendojë Brazilin nga garat ndërkombëtare

FIFA mund ta suspendojë Brazilin nga garat ndërkombëtare

Cyrih, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Federata Botërore e Futbollit (FIFA)  ka paralajmëruar Konfederatën e Futbollit të Brazilit (CBF) për sanksione të mundshme, duke përfshi pezullimin nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare për shkak të ndërhyrjeve të mundshme në zgjedhjet e kreut të ri të organizatës.  

FIFA është e shqetësuar për zgjedhjen e ardhshme të presidentit të CBF e cila është planifikuar për në janar 2024. FIFA e konsideron vendimin të pabazë dhe kërcënon me sanksione ndaj konfederatës, duke përfshirë largimin e kombëtares braziliane nga pjesëmarrja në turnetë ndërkombëtare.

Dënimi eventual i mundshëm do të ndikojë në pjesëmarrjen e kombëtares braziliane në ndeshjet kualifikuese të Amerikës së jugut për Kupën e Botës 2026 dhe Kopa Amerika 2024.

Më 7 dhjetor, gjykata në Rio de Zhaneiro suspendoi presidentin Ednaldo Rodrigez të punoj për "CFB"për shkak të parregullsive zgjedhore të vitit të kaluar. FIFA e konsideron këtë vendim si shkelje të statutit të saj për mosndërhyrje të organeve qeveritare në punën e lidhjeve të futbollit të vendit.

Rodrigez (69) kryen detyrën ij nga 25 gusht i vitit 2021.  Vitin e parë pas emërimit të tij, ai ishte ushtrues detyre  shef i organizatës dhe me 23 mars 2022 u konfirmua si president i CBF.

Pasi Rodrigez u hoq nga detyra, Hoze Perdiz de Hesus mori detyrën e u.d shef i CBF. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR