• e martë, 02 korrik 2024

FIFA ka vendosur për formatin e Kampionatit botëror në vitin 2026

FIFA ka vendosur për formatin e Kampionatit botëror në vitin 2026

Cyrih, 14 mars 2023 (MIA) - Asociacioni botëror në futboll (FIFA) ka vendosur për formatin e Botërorit në vitin 2026. Do të ketë 12 grupe nga katër kombëtare dhe 104 ndeshje në 39 ditë.

FIFA të enjten, më 16 mars, ka për qëllim ta miratojë formatin e ri për Kampionatin botëror në vitin 2026.

Sipas "The Athletic", fillimisht u planifikua të ndahen ekipet në 16 grupe nga tre kombëtare. Megjithatë, FIFA ka vendosur të heqë dorë nga kjo ide për format me 12 grupe nga katër ekipe, ndërsa në plejof do të kualifikohen tetë ekipet më të mira, të radhitura në vendin e tretë, si dhe të gjitha ekipet në vendin e parë dhe të dytë në tabelë.

Kampionati botëror në futboll në vitin 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ndeshjet do të luhen në 16 qytete. Ky Botëror do të jetë më i gjati në histori, do të zgjat 39 ditë, ku do të përfshihen 104 ndeshje. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR