• e hënë, 30 dhjetor 2024

FIFA i shqipton suspendim Sanes

FIFA i shqipton suspendim Sanes

Cyrih, 11 janar 2024 (MIA) - Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i ka shqiptuar suspendim prej tre ndeshjeve ndërkombëtare futbollistit të reprezentacionit gjerman, Leroj Sane.

Sane është sanksionuar për shkak të incidentit në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë kur e shtyu në tokë lojtarin kundërshtar Filip Mvene.

FIFA në komunikatën e sotme theksoi se Sanë është suspenduar për tre ndeshje, që do të thotë se lojtari i Bajernit të Munihut do të mungojë në ndeshjet miqësore të kombëtares para fillimit të Kampionatit Evropian ku nikoqir këtë verë është Gjermania.

Federata e Futbollit të Gjermanisë kumtoi se vendimi i FIFA-s nuk është përfundimtar dhe paralajmëroi ankesë eventuale. rq/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR