Fidan dhe Rubio: Stabiliteti i BeH-së shtë i rëndësishëm për Ballkanin
- Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në takimin e djeshëm me Sekretarin shtetëror amerikan, Marko Rubio në Uashington, theksoi rëndësinë e stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës për Ballkanin, kumtoi sot ministria turke e Punëve të Jashtme.

Ankara, 26 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në takimin e djeshëm me Sekretarin shtetëror amerikan, Marko Rubio në Uashington, theksoi rëndësinë e stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës për Ballkanin, kumtoi sot ministria turke e Punëve të Jashtme.
Në takimin në Departamentin e Shtetit u diskutua edhe për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, me fokus të veçantë zhvillimet në Ballkan, theksohet në kumtesën.
Fidan dhe Rubio diskutuan gjithashtu për Sirinë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qeverinë siriane, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të stabilizuar vendin dhe për të luftuar terrorizmin.
Ata diskutuan edhe për çështje të tjera rajonale dhe dypalëshe, duke përfshirë nevojën për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe midis Rusisë dhe Ukrainës.
Fidani dhe Rubio kanë biseduar edhe për vizitën e ardhshme në nivel krerësh shtetesh.
Të dyja palët kanë shprehur qartë vullnetin politik për të hequr pengesat e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes. Do të mbahen takime teknike për të zgjidhur çështjet ekzistuese, theksohet në kumtesën e MPJ-së turke. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s